Kuvend, akuza pozitë-opozitë për Kodin Penal
TIRANË-Debate mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë për Kodin Penal.
Akuza të ndërsjella mes deputetesh, ku opozita këmbëngul në hartimin e një projektligji të cilësishëm, ndërkohë që maxhoranca akuzon se gjithçka bëhet me qëllim të qartë bllokimin e reformave nga kreu i PS-së, Edi Rama.
Ne fjalen e tij para deputeteve, ministri Eduart Halimi ka deklaruar se gjithcka ndodh ne vazhden e politikes bllokuese qe ndjek lideri i PS-se, sikunder beri edhe ne procesin e liberalizimit te vizave, kur ngujoi deputetet ne greve urie.
“Opozita u tall me ekspertët, i mbajtën tre javë zvarrë dhe pas kësaj i thamë jo, nuk do ta votojmë Kodin. I rëndësishem për shqiptarët që kanë votuar eshte integrimi, BE do trajtonte reformat në vend, ecurinë e progresit për plotësimin e rekomandimeve. Lideri i opozitës duke keqpërdorur votën e dhënë bllokoi. Arsyeja e veprimit të tij është mungesa e arsyes”- tha Halimi.
