E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoreton 10 ish-të përndjekur

Topi dekoron ish-të përndjekur politikë dhe figura me kontribute të spikatura për demokracinë shqiptare

Presidenti Bamir Topi ka dekretuar me medalje 10 personalitet për kontribut në rrëzimin e diktuarës komuniste.

Topi ka nderuar me medaljen Martir i Demokracisë, Mark Sokolin (Pas vdekjes) dhe Gjergj Sokolin (Pas vdekjes). Me Medaljen Pishtar i Demokracisë, Topi dekoroi Ardian Elezin, ndërsa me Medaljen e Mirënjohjes, Raif Elezin, Gëzim Kalajën, Adrian Katin, Ylli Tasin, Ylli Tabakun, Feim Iljazin (Boshanji) (Pas vdekjes) dhe zotin Yllbardh Bodinaku.

Të pranishëm në ceremoni e dhënies së medaljeve ishin ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës Karsten Ankjaer Jensen, Avokati i Popullit, Igli Totozani dhe drejtues të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë./F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›