E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, katërshja dënojnë ndërtimet e reja në Jerusalem

Katërshja për Lindjen e Mesme dënoi vendimin e Izraelit për autorizimin e ndërtimeve të reja në Jerusalemin Lindor dhe u kërkoi palëve të mbështesin rifillimin e shpejtë të dialogut.

Në një komunikatë të publikuar nga OKB-ja, katërshja për Lindjen e Mesme (SHBA-ja, Rusia, OKB-ja dhe BE-ja) bëhet e ditur gjithashtu se çdo akt i njëanshëm nga ana e njërës prej palëve nuk duhet të paragjykohet si rezultat i negociatave dhe nuk duhet të njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

"Katërshja dënon vendimin e Izraelit për autorizimin e ndërtesave të reja në Jerusalemin lindor'', thuhet në deklaratë. Katërshja vendosi të vëzhgojë nga afër zhvillimet në Jerusalem dhe të rezervohet për marrjen e të gjitha masave shtesë që mund të kërkojë situata në terren.

Ajo theksoi gjithashtu se paqja arabo-izraelite dhe krijimi i një shteti palestinez të pavarur është në interes të palëve, gjithë shteteve të rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Siç dihet, pala palestineze ka kushtëzuar rikthimin në negociatat paqësore, me përfundimin e aktiviteteve të Izraelit nëpër koloni, edhe përkundër faktit se ka pranuar të përfshihet në negociatat indirekte, të cilat janë përkrahur edhe nga shtetet arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›