E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama shtyn vizitat jashtë vendit

Presidenti amerikan Barack Obama ka shtyrë udhëtimin e tij për në Indonezi dhe Australi për tu përqendruar në një shtytje përfundimtare për të miratuar reformën e kujdesit shëndetësor.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama do të fillojë udhëtimin me 21 mars, tri ditë më vonë nga planifikimi fillestar dhe do të kthehet në Washington me 26 mars.

Obama prej kohësh i ka kërkuar Kongresit që të miratojë legjislacionin, një përparësi për administratën e tij.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se përpjekjet kanë marrë vrull dhe se presidenti do të bëjë përpjekjet përfundimtare duke kërkuar një takim me ligjvënësit.
Republikanët janë të vendosur kundër planit të presidentit Obama për kujdesin shëndetësor dhe administrata po punon për të siguruar mbështetjen e demokratëve.

Presidenti shkon të nesër në Ohajo në një fushatë nxitëse mbi propozimet e tij për kujdesin shëndetësor.

Reforma shëndetësore ka qenë në qendër të një debati televiziv, shndërruar gati në duel mes presidentit Obama dhe republikanëve që janë kundër kësaj planit të tij.

Gjatë debatit që zgjati plot 7 orë Obama ka thënë se qasja e tij ndaj reformës është "absolutisht kritike" për rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike, por republikanët kanë kërkuar nga ai që të heqë dorë nga planet e tashme dhe të nisë një plan të reduktuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›