E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, keqardhje pse s'pati koordinim

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 21:50

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur keqardhje se veprimet e mbrëmshme nga qeveria e Kosovës për të marrë kontrollin në vendkalimet kufitare ne veri të Kosovës nuk ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.

Në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që të vazhdojnë të punojnë urgjentisht drejt qetësimit të situatës aktuale.

Gjithashtu SHBA u kanë bërë thirje të gjitha palëve që të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

“Lëvizja e lirë e produkteve midis Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga bashkimi Evropian. Hapat e njëanshëm nga të dyja palët – imponimi i Serbisë për embargo të njëanshme të prodhimeve të Kosovës nga viti 2008 dhe vendimi i fundit i Kosovës për të vendosur reciprocitet pas dështimit të të dyja palëve të arrijnë marrëveshje për normalizimin e doganave – kanë rezultuar me këtë rrugë qorre”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›