E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, miratohet buxheti për vitin 2012

63 vota pro, 47 kundër dhe me asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin  për vitin 2012. Projektbuxheti i miratuar për vitin 2012 është 1.5 miliardë euro.

Të ardhurat buxhetore për vitin 2012 janë parashikuar të jenë në vlerë prej 1 miliard e 361 milionë euro, apo 4 % më të larta se të ardhurat e buxhetit të vitit 2011.

Nga këto të ardhura, Doganat e Kosovës pritet të grumbullojnë 860 milionë, ndërsa ATK-ja 285 milionë euro. Kuvendi vijon punimet me shqyrtimin e disa projektligjeve të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›