E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentina nuk heq dorë nga Falklandet

Në Argjentinë u shënua 28-vjetori i luftës ndërmjet Argjentinës dhe Britanisë, për ishujt Falkland.

Para 28 viteve, forcat e armatosura të Argjentinës zbarkuan në Ishujt Falkland, koloni kjo britanike në Atlantikun Jugor, territor ky i cili mbrohej nga një grup prej 84 ushtarëve britanikë.

Presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandes Kirchner, theksoi me rastin e përvjetorit se vendi i saj nuk heq dorë nga Ishujt Falkland.

Çështje e sovranitetit mbi Ishujt Falkland mbetet çështje e pazgjidhur mes Britanisë së Madhe dhe Argjentinës.

Përkundër faktit se dy shtetet kanë rivendosur në vitin 1990 marrëdhëniet diplomatike mes tyre, grindja për ishujt Falkland nuk është zgjidhur kurrë.

“Është e papranueshme që rezolutat e OKB-së, të cilat janë miratuar nga shtetet e dobëta të shkelen nga shtetet e fuqishme. Kjo ka ndodhur me rezolutat e OKB-së që nga viti 1965. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë luftën”, tha Fernandes Kirchner.

Tendosjet për Ishujt Falkland kanë dalë sërish në sipërfaqe, për shkak të vendimit të disa kompanive britanike të naftës që të fillojnë shpimet në Ishujt Falkland.

Ishujt Falkland gjenden rreth 480 km në jug të Argjentinës dhe më shumë se 12 mijë kilometra larg Britanisë, ndërsa nën sovranitetin britanik janë që nga viti 1833.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›