E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mbështet Tribunalin në Hagë

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 13:30

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur mbështetjen për Gjykatën Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi, pasi kjo e fundit ka shpallur fajtor ish-zyrtarin e lartë të policisë serbe për krime lufte.

“Ne përgëzojmë përfaqësuesit dhe stafin e Gjykatës për punën e vazhdueshme të tyre, për të sjellë autorët e mizorive para drejtësisë”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip Crowley.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm hetimet e Tribunalit mbi akuzat për krime lufte të kryera nga të dyja palët, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Ndjekja e drejtësisë është një domosdoshmëri humane për viktimat e mizorive në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë botën”, ka thënë Crowley.

Të enjten, trupi gjykues ka dënuar me 27 vjet heqje lirie Vlastimir Gjorgjeviqin, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër civilëve kosovarë në vitin 1999.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›