E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mbështet përpjekjet e Rusisë për anëtarësim në OBT

SHBA mbështet fuqishëm përpjekjet e Rusisë për t’u bërë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Organizata Botërore e Tregtisë është agjencia ndërkombëtare që mbikëqyr rregullat e tregtisë ndërkombëtare. Ajo u themelua në vitin 1995, duke zëvendësuar organizatën e njohur si Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë.

Rusia filloi zyrtarisht përpjekjet për anëtarësim në OBT në vitin 1993.

Anders Aslund, ekspert i tregtisë dhe çështjeve ruse në Institutin Peterson për ekonominë ndërkombëtare me seli në Washington, thotë se thotë se historia e negociatave të Rusisë është shoqëruar me zigzage.

"Deri në vitin 2000, Rusia nuk e mori me shumë seriozitet aplikimin e anëtarësimit dhe nuk bëri përpjekje të mjaftueshme. Mund të thuhet se Rusia u përpoq më shumë në periudhën 2000-2003. Madje gjatë mandatin e tij të dytë, Presidenti Vladimir Putin deri diku humbi interesimin për anëtarësim në OBT dhe nuk bëri shumë përpjekje në këtë drejtim."

Ekspertët thonë se Presidenti rus Dmitri Medvedev ka bërë shumë përpjekje për të siguruar anëtarësimin në organizatën botërore, madje e ka afruar vendin e tij drejt këtij objektivi.

Robert Legvold, nga Universitetit Columbia në New York, thotë se zoti Medvedev nuk mori shumë ndihmë nga kryeministri Vladimir Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›