SHBA, me qira qen antidrogë për fëmijët
Prindërit amerikane që dyshojnë se fëmijët e tyre janë përdorues të drogës, kanë gjetur një zgjidhje deri tani të pamenduar për të hequr dilemën nëse fëmijët e tyre përdorin apo mbajnë në shtëpi elementet e ndaluara. Tashmë në aksion do të vihen qentë anti-drogë, të cilët janë kërkuar nga prindërit në vështirësi. Për 200 dollarë në orë, kompania “Sniff Dogs” (qentë nuhatës), jep me qira qentë e stërvitur për të zbuluar lëndët narkotike dhe kështu prindërit mund të zbulojnë të vërtetat e fëmijëve të tyre. Qentë e kësaj kompanie mund të nuhasin mbetjet e marijuanës, edhe kur ajo është pirë dy ditë më parë dhe mund të dallojnë gjurmët e drogës më të lehtë që në pesë metra distancë. “Të mos dimë të vërtetën mund të na bëjë të dyshojmë mbi fëmijët tanë”, shpjegoi Pat Uinterstein për “AbcNews”, e cila ka pranuar se edhe pse ka besim të fëmijët e saj, ka gjithsesi nevojë të sigurohet mbi stilin e tyre të jetesës. Por avantazhi i vërtetë i përdorimit të qenve nuhatës është evitimi i marrjes në pyetje të fëmijëve mbi një argument shumë të bezdisshëm për prindërit dhe për më tepër një kërkesë për të bërë teste anti-droge. Mbase kjo konsiderohet një masë shumë drastike, por shpesh mund të evitojë debatet e forta që lindin nga pyetje-marrje të tilla prindërore.