Shpërthen gazi në një familje, s’ka të lënduar
DELVINE - Shpërthimi i një bombole që shërbente për gatim në një banesë në Delvinë ka vënë në panik familjarët ndërkohë që për fat të mirë, nuk shkaktoi viktima apo të lënduar. Sipas burimeve nga zjarrfikësja në Delvinë, nga plasja e një bombole gatimi në familje është shkaktuar zjarr në një banesë në ish-shkollën bujqësore. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e ngjarjes, duke penguar përhapjen e zjarrit edhe në banesa të tjera, që ndodhen në këtë godinë. Sipas policisë, zjarri nuk shkaktoi viktima apo të lënduar. Por ndërkohë orenditë e banesës së Sh. Petit nuk ishte e mundur që të shpëtoheshin. Ndërkohë, nga shpërthimi u vunë në alarm dhjetëra banorë që jetojnë në ambientet e ish-shkollës. Ata deponuan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë nga ku më pas kishin parë flakë në banesën e fqinjit të tyre. sh.d