E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet kufiri Maqedoni -Kosovë

 

Maqedonia dhe Kosova kanë arritur marrëveshjen për kufirin e tyre, duke shënuar përfundimisht mbylljen e debatit për hektarët e marrë nga Serbia dhe dhuruar Maqedonisë, kur republika u bë e pavarur. Marrëveshja e kufirit është mbyllur sipas planit, i cili ruan kufijtë ekzistues aktualisht mes dy shteteve. Lajmin për përfundimin e këtij procesi e ka njoftuar Ministria e Jashtme e Maqedonisë. Në njoftim thuhet se Komisioni i përzier i ka nënshkruar protokollet e përbashkëta për shënimin e kufirit, kështu që formalisht definohet edhe kufiri me Kosovën. Pritet që demarkacioni në terren të kompletohet së shpejti. Shtyllat në vijën ndarëse janë vendosur nga komisioni i përbashkët kosovaro-maqedonas. Zgjidhja e çështjes së demarkacionit është bërë pengesë për njohjen e Kosovës nga Maqedonia, por shtetet i zgjidhën mosmarrëveshjet mes tyre dhe të gjitha çështjet e papërfunduara tashmë janë mbyllur. Kufiri mes Maqedonisë dhe Kosovës ishte një nga pikat e planit të Ahtisarit, i cili shprehu zgjidhjen ‘pavarësi’ për Kosovën. Banorët shqiptarë në fshatrat pranë kufirit e kanë kundërshtuar zgjidhjen, por veç protestave ata nuk kanë mundur të kthejnë pas asgjë.         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›