E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shoferit për kontrabandë cigaresh

 

GJIROKASTER - Arrestohet një shofer maune me cigare kontrabandë. Romeo Dushku u prangos mbrëmjen e të premtes në Kakavije kur policia e Gjirokastrës identifikoi një sasi cigaresh kontrabandë që vinin nga Greqia. Mësohet se 40-vjeçari, shoferi i maunes tip VOLVO me targa TR 4581 L, është arrestuar në vend pasi u konstatua se në brendësi të maunes që ai drejtonte, iu gjetën 80 steka cigare të llojit “Marlboro”. Sipas policisë, kontrolli i maunes e cila importonte nga Greqia bateri makinash me dokumentacion të rregullt, është kryer pasi kishte kaluar Doganën e Kakavijës. Në zonën e brendshme të maunes u gjet sasia e paketave të cigareve kontrabandë, në pjesën anësore të kokës së maunes si dhe mbi gomën e pasme të rimorkios. Sipas burimeve, të 80 stekat me cigare, Dushku nuk i kishte deklaruar në doganë çka përbënte konsumimin e veprës penale të kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë.              p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›