E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tortë fytyrës ministrit të Emigracionit

 

Ministri i Emigracionit në Britani, Phil Woolas, është goditur me një tortë fytyrës mbi planet e tij për të përzënë kërkuesit e refuzuar të azilit. Ministri i prirë për gafa u habit kur një grua i përplasi tortën fytyrës në Universitetin Mançester. ‘Sulmi’ pasoi një javë kokëçarjesh nga ministri i ri. Z. Woolas, madje, është penguar edhe të shkojë në emisionin “Koha e pyetjeve” në BBC (Question Time), gjatë ditës së enjte, për të evituar telendisje të mëtejshme. Ai ka deklaruar se nuk do të lejojë që popullsia e Britanisë t’i kalojë 70 milionë banorë, duke nisur një fushatë kundër emigrantëve dhe duke ashpërsuar procedurat për pranimin. Ky koment e ka vënë atë në ‘armiqësi’ me Kryeministrin Gordon Braun, i cili e ka refuzuar kufizimin e imigracionit. Z. Woolas tha se do të ketë një sistem me pikë për punëtorët emigrantë jo-të BE, por do të jetë i kufizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›