SHBA, mijëra të evakuuar në Kolorado si pasojë e zjarreve të fuqishme
UASHINGTON- Zjarri i rënë ''Black Forest'' në Kolorado vazhdon të përfshijë zona të tëra në rajon, ku rreth 400 banesa janë shkatërruar plotësisht, mijëra banorë janë evakuuar nga ekipet zjarrfikëse të cilët prej disa ditësh po përpiqen të shuajnë flakët, por po hasin shumë vështirësi.
Sipas ekspertëve lokalë, zjarri ''është një ndër më të rëndët në historinë e shtetit të Kolorados dhe ka shkatërruar mbi 15 000 akra në rajonin rezidencial të Kolorado Springs.
Situatë e vështirë edhe në një tjetër rajon të Kolorados rreth 150 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Denver,
ku një tjetër zjarr i fuqishëm ka shpërthyer dje dhe rrezikon urën ''Royal Gorge Bridge'' që ndodhet mbi lumin Arkansas, tashmë ka shkatërruar 3 000 akra terren me pemë dhe zjarrfikësit janë në aksion të vazhdueshëm kundër flakëve.
(d.b/BalkanWeb)