E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU prezanton kandidatin për deputet në Elbasan

TIRANE- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka prezantuar sot kandidatin për deputet të Qarkut të Elbasanit, Aqif Rakipi. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në fjalën e tij është ndalur gjatë tek beteja e PDIU-së për miratimin e Rezolutës së Çështjes Çame dhe rikthimin e saj në një çështje kryesore të diskutimin në politikën shqiptare.

“Sot, nga Elbasani unë ju kërkoj që të votoni PDIU, pasi ne mund të jemi të vetmit avokat që do mbrojmë me mish e me shpirt çdo gërmë të Rezolutës. Jam përpara jush për t’ju premtuar se 7 patriotët që PDIU do ketë në Parlamentin e ardhshëm do të jenë avokatët më të zot për të mbrojtur çështjen çame dhe të gjithë çështjet e tjera kombëtare. Prandaj edhe njëherë ju bërë thirrje që më datë 23 qershor të votoni numrin 50, si alternativa e vetme politike që mendon dhe punon për çështjen kombëtare”, tha Idrizi.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›