E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha miraton 10 ditë para zgjedhjeve, rritjen e pagave dhe pensioneve

TIRANË- Qeveria miratoi në parim rritjen e pagave dhe pensioneve, 10 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar në një orar të pazakontë (rreth orës 21:30) ashtu sic e cilësoi edhe vetë kryeministri Berisha, sqaroi se rrogat do të rriten deri në 6% dhe vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve, teksa nuk kurseu akuzat për rivalin e tij, Edi Rama.

“Mbledhja e qeverisë në një orë jo fort të zakonshme. Ka disa ligje të pa miratuara, janë plot 44 vendime për t’u miratuar. Sot do të miratojmë në parim rritjen e rrogave dhe pensioneve. Rrogat do të rriten deri në 6% dhe do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve. Ai nuk flet kurrë për rritje rrogash dhe pensionesh, ai flet thjesht do ul këtë taksë dhe do rrisë këtë taksë nga e cila lind vetëm kaosi ekonomik”, u shpreh Berisha. 

Një tjetër vendim i rëndësishëm, në listët e 44 vendimeve që u morën mbrëmjen e së enjtjes, ishte edhe dëmshpërblimi i 1 mijë e 40 të përndjekurve politik për të cilët do të vihen në dispozicion rreth 45 milionë dollarë. Numri 1 i qeverisë theksoi se dëmshpërblimi, i cili vijon pa ndërprerje nuk është në normën më të lartë, por ajo është e merituar. Berisha akuzoi opozitën për bllokim të procesit.

"Në listën e vendimeve ka një vendim të rëndësishëm, qeveria vendos një shumë të madhe, për dëmshpërblimin financiar, për 1 mijë e 40 të përndjekur poltik në masën rreth 45 milionë dollarë. Kjo është një shlyerje tjetër e detyrimeve që ka qeveria shqiptare ndaj ish- të përndjekuirve politik. Ky proces nuk është ndërprerë në asnjë rast dhe unë garantoj të përndjekurit polik se qeveria do të shlyejë brenda afateve detyrimin”,- theksoi Berisha duke vlerësuar se megjithëse kjo nuk është nroma më e lartë e dëmshpërblimit ajo është e merituar.

lajmi vijon.....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›