Topi: KQZ hodhi dëm 7 mln euro. Më 23 qershor fati i politikanëve në duart qytetarëve
TIRANE- Pasditen e sotme Fryma e Re Demokratike zhvilloi një takim me banorë të njësisë nr.1 në Tiranë. Edhe në këtë tubim zgjedhor kryetari i FRD-se u ndal në kritikat e partisë që ai drejton kundrejt KQZ-së .
“Ky institucion në vetvete e ka humbur besimin me paaftësinë dhe militantizmin e tij. Vetëm sot është konstatuar se 7 milion euro kanë shkuar dëm nga një paaftësi e KQZ e cila është kthyer në në institucion paragjykues për besueshmërinë e procesit zgjedhor”, theksoi Topi.
Kryetari i FRD akuzoi partitë e vjetra për mënyrën se si e kanë ndërtuar fushatën zgjedhore duke thënë: “Partitë e vjetra e kanë zëvendësuar argumentin me flamuj”. Ai gjithashtu përmendi presionet mbi administratën publike dhe angazhimin e saj me fushatën.
“ Me fatin e një pastruese po merret vetë kryeministri, ky është një paradoks që nuk duhet të ndodhë”, shtoi Topi.
Duke theksuar nevojën e riformatimit të Parlamentit shqiptar ai akuzoi këtë klasë parlamentarësh si të paaftë dhe jo përfaqësuese. “ Intelektualëve ua kanë zënë vendin njerëzit mediokër në parlament të cilët janë shndërruar në instrumenta që ngrenë vetëm dorën dhe dëmtojnë kushtetutën e vendit”. – tha Topi. “ FRD synon rotacionin e elitave në politikë ”- shtoi ai.
Në mbyllje të fjalës së tij z.Topi u tha pjesëmarrësve në tubim: “ Në datën 23 qershor duhet të shkoni të votojini për veten, por edhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj . Ndryshe të dashur miq askush nuk ka të drejtë të ankohet për politikanët e politikën që do të drejtojë vëndin. Fati i
tyre është në dorën tuaj, ndaj mos e humbisni këtë shans dhe votoni alternativën e FRD-së , shënoni siglën e kësaj partie në mënyrë që nesër të ndjeheni krenarë për vendimin tuaj .
(BalkanWeb)