E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, 33 të plagosur nga një shpërthim në një uzinë në Luiziana

ÇIKAGO- Një shpërthim, që ndodhi sot në një uzinë në Luiziana, në jug të SHBA-së, ka shkaktuar të paktën 33 të plagosur, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

"Shpërthimi ndodhi rreth orës 13:00 GMT, në uzinën 'Williams Olefin', ku ndodheshin në atë moment rreth 600 punonjës", theksuan burimet zyrtare amerikane.

Shtëllunga të mëdha tymi u shfaqën nga uzina, që ndodhet në Geismar, rreth 100 kilometra, në veri të Nju Orleans.
"Rreth 30 persona u shtruan në spitalet e rajonit", shtuan burimet zyrtare amerikane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›