SHBA mirëpret futjen në politikë të Aleancës Kuq e Zi (INTERVISTA E SPAHIUT)
Spahiu: AK dhe platforma e saj do të jenë gjithmonë brenda axhendës së SHBA dhe projektit amerikan për Kosovën dhe rajonin
Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi sipas Zërit të Amerikës se mirëpret futjen në politikë të Kreshnik Spahiut dhe nismën politike të Aleancës Kuq e Zi. Këtë e bëri të ditur gazetarja e Zërit të Amerikës gjate programit të lajmeve dhe intervistës me Kreshnik Spahiun në vizitën që ky po kryen në Uashington.
Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi deklaroi gjatë intervistës shndërrimin e Aleancës Kuq e Zi në lëvizjen më të re politike shqiptare. AK do ti sjellë Shqipërisë një qeverisje të re me një gjenerate të re, me një brez të ri ndryshe nga gjithë qeveritë e tjera të tranzicionit, deklaroi Spahiu. Qeverisja e AK do të bazohet tek legjitimiteti i votës së lirë, transparenca, llogaridhënia përballë qytetarëve dhe në instalimin e standardeve të reja demokratike në unitet, por jo me kriminalitetin dhe politikanë të korruptuar. Ne jemi për kohezion social, por jo mbi padrejtësinë e pronës, privatizime dhe koncesione antikombëtare dhe antishqiptare, vijoi Kreshnik Spahiu. AK mbron dhe do të mbrojë interesat kombëtare dhe qytetare duke i shërbyer stabilitetit në rajon, politikës së fqinjësisë së mirë, mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare pa këmbime territoresh, por duke u bazuar tek prezenca dhe roli i pazëvendësueshëm i SHBA si fuqia me demokratike e rendit te ri botëror, tha Spahiu.
AK deklaron se do të lërë në opozite socialistët e paintegruar dhe Partinë Demokratike bolshevike si dy rreziqe të mëdha jo vetëm për demokracinë shqiptare por edhe për stabilitetin në rajon. Kreshnik Spahiu premtoi se deri në fund të këtij viti Aleanca Kuq e Zi do të numërojë një milion aktivistë kuqezi të cilët do të bejnë të mundur realizimin e ëndrrës dhe aspiratës së shqiptarëve për një faqe të re në politikë. AK është shpresa e re për të nxjerr nga politika elitën bolshevike të krimit, korrupsionit, larjes se parave dhe është shpresa për të hapur një kapitull të ri për interesat kombëtare, të cilat do të përputhen me një lidership të ri atdhetar, demokrat dhe global, deklaroi Kreshnik Spahiu.
Kreshnik Spahiu u shpreh më tej se AK nuk bën kompromis me të keqen dhe nuk do të bëjë koalicion elektoral as me PD dhe as me PS. Ne jemi për dialog, jo për polarizim, jemi për kompromis, por jo me elitat bolshevike. Aleanca Kuq e Zi nuk është partia e radhës, por është shpresa e së ardhmes, përfundoi Kreshnik Spahiu.
Delegacioni i AK i kryesuar nga Kreshnik Spahiu u shpreh qarte se largimi i elitave politike dhe distancimi nga PD dhe PS janë të qenësishme për interesat e vendit ashtu siç është jetik bashkëpunimi me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar si një vlerë e pamohueshme e garancive për lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe shtetin ligjor.
Më poshtë është intervista e plotë e Spahiut për Zërin e Amerikës.
Pikësëpari përse ishte e nevojshme kjo vizitë në Shtetet e Bashkuara?
Besoj qe eshte ne kohen dhe vendin e duhur, eshte shume e rendesishme qe ne nje dite kaq te rendesishem per Shqiperine dhe Kosovën, ne nje dite me dinamika te shumta ne politiken shqiptare, vizioni, doktrina dhe filozofia e AK, ndoshta e levizjes me te madhe popullore qe eshte njohur ne dekadat e fundit, te mundet te vendosi urat e bashkepunimit dhe prezantimit te vizionit te saj ne rradhe te pare ne SHBA si shenje mirenjohje ndaj ketij avokati te madh te çeshtjes shqiptare. Ky do te jete vazhdim i forcimit te bashkepunimit me diplomacine amerikane.
Sipas nje zyrtari amerikan, me lejoni ta citoj, ndersa eshte mbeshtetur pjesëmarrja juaj ne skenën politike shqiptare për çështje si ajo e korrupsionit, jane ngritur shqetësime kur kalohen kufijtë…
Ne jemi perpjekur gjithe keto dite qofte ne Departamentin Amerikan te Shtetit, Komisionin e Helsinkit dhe Kongres te mundemi te sqarojme pozicionin e AK ne lidhje me te ardhmen e kesaj lëvizje, e cila shikohet si nje shprese per ta shnderruar shtetin privat shqiptare ne nje shtet ligjor. Ajo qe i ka ndare shqiptaret eshte krimi, korrupsioni, krimi i organizuar, eshte pastrimi i parave dhe mos ndertimi i një shteti juridik. Ne ndajme të njejtat shqetesime me zerat nacionaliste qe jane per ndarjen e kufijve. Jemi shprehur hapur qe jemi kunder ndarjes se Kosoves. Jo me larg se dje patem nje qendrim kunder referendumit ne veri te Kosoves. Kjo eshte nje maratone, nuk eshte nje sprint. Ky eshte nje proces qe duhet te lidhet me interesat e shqiptareve, por edhe ato amerikane ne rajon. AK dhe platforma e saj do te jene gjithmone brenda axhendes së SHBA dhe projektit amerikan per Kosoven dhe rajonin. Eshte e qarte qe ky do te jete nje projekt konstruktiv sepse te gjithe elementët qe do dëmtojne interesat shqiptare apo amerikane ne rajon jane ekzistenca e shqiptarëve në shtete te dobëta, që jane vulnerable ndaj krimit, korrupsionit etj. Ne kete kuader ne kemi ndare te njejtat shqetësime duke dhene te gjitha garancite qe AK si një fryme patriotike ne Shqiperi jo vetem qe nuk do te lejohet te jete shqetësuese, por do te jete levizja qe do te garantoje paqen, stabilitetin, demokracine, jo vetem ne rajon, por themelet e demokracise ne shtetin shqiptar.
Ju jeni shume optimist per partine tuaj nese mund ta quajme keshtu, nderkohe eshte deshmi dhe vitet e tranzicionit e kane treguar qe jeta politike ne Shqipëri eshte e mbërthyer nga dy forcat kryesore politike dhe eshte provuar qe partite qe kane lindur janë kthyer në shtojca te ketyre partive.
Kam kenaqesine te ndaj sot fillimin e aksionit politik per ta pare AK si alternativen me te mire te qeverisjes ne Shqiperi. AK nuk do te hyje ne koalicion as me Partine Demokratike, as me Partine Socialiste. Ne vleresojme qe PD eshte ana tjeter e PS. Jane dy parti te majta. PD eshte nje parti teresisht bolshevike qe ne menyre autoritare po drejton vendin. Ne kemi nje platforme te qarte per limitimin e mandateve te lidershipit politik ne Shqiperi. Ka ardhur koha qe elitat politike nuk duhet te nderrojne vendet, por ne duhet te pastrojme ujin e ndenjur te politikes shqiptare, dhe duhet ti largojme ata nga elita politike. Keta kane mbushur me shume se dy mandate, dhe ne kemi nje rregull baze mbi parime demokratike. Nqs SHBA do te kishte ato standarde qe ka Shqiperia sot, Bushi i madh do te ishte ende Presidenti i SHBA. Ne duhet te vendosim standarde per te pastruar politiken shqiptare nga lidershipi bolshevik. Ka ardhur koha qe partite politike, kryeministrat, presidentat, kryetaret e parlamentit, bashkive dhe komunave te mos kene me shume se dy mandate. Dhe ky eshte i vetmi kusht qe ne do te kemi ne te ardhmen. Ne jemi te sigurt qe AK eshte aleance rinore dhe vjen si nje shprese ne 100