E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, ndërron jetë nëna e Hilari Klintonit

Dorothy Rodham, nëna e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, ndërroi jetë të martën, në moshën 92-vjeçare. Lajmi është dhënë nga familja Clinton përmes një deklarate. Dorothy Rodham, përshkruhet në njoftimin e dhënë si një grua e ngrohtë, zemërgjerë, e fortë dhe intelektuale. Po sipas të njëjtit burim, Dorothy Rodham, vdiq në Uashington e rrethuar nga familjarët e saj. Për këtë arsye, Hillary Clinton, ka anuluar planet për të marrë pjesë në konferencën rajonale në Turqi këtë javë. Gjithashtu ajo anulloi edhe udhëtimin në Britaninë e Madhe. Nga njoftimi nuk janë bërë të ditura detajet lidhur me sëmundjen e saj. Dorothy ka mundësuar disa paraqitje të rralla në publik me vajzën e saj, gjatë fushatës së vitit 2008. Gjithashtu ka ndërmarë disa udhëtime me Clintonin si në Indi dhe në Kinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›