Mediu: Përmirësime në menaxhimin e burimeve ujore
Edhe pse Shqipëria është një vend me burime të mëdha ujore, menaxhimi i tyre lë shumë për të dëshiruar. Në fjalën e tij në konferencën e organizuar nga shoqata e ujësjellsave, Mediu theksoi se ligjet duhet të zbatohen nga çdo subjekt.
“Ligjet nuk janë thjesht për të shkruar dhe për tu miratuar. Vendimet e Këshillit të Ministrave duhet të zbatohen nga çdo subject në mënyrë që këto burime të jenë sa më efikase në interes të vendit por duke respektuar edhe detyrimet reciproke” ka theksuar Mediu.
Ndërsa e ka cilësuar trajtimin e burimeve ujore në Shqipëri si shumë të vakët, Mediu theksoi se duhet një staf më i kualifikuar dhe më cilësor dhe një bashkëpunim më të mirë mes institucioneve.
Ai ka theksuar se prioritet i qeverisë është edhe përmirësimi i cilësisë së ujit në zonat turistike ndërsa shtoi se ministria e mjedisit është e vendsour për të vazhduar politikat e saj në këtë drejtim.