E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Reformë për tekstet alternativë

Gjatë vitit të ri shkollor të gjitha librat shkollor, do të shpërndahen nepër shkolla. Sipas ministrit të arsimit Myqerem Tafaj kjo është një nga ndryshimet e reformës së altertekstit, e cila do të shmangë rradhë të gjata për t'i blerë librat por edhe do të eliminojë shitjet e librave të pacertifikuara.
Më tej Tafaj theksoi se këtë vit librat do të rimbursohen 100 përqind për të gjithë ata nxënës që prindërit e tyre marrin ndihma ekonomike si dhe për fëmijët e minoriteteve, ndërsa 50 përqind për ata që kanë pagat e tyre më pak se tridhjetë mijë lekë.
Gjithashtu ministri i arsimit Myqerem Tafaj deklaroi se për herë të parë do të botohen tre tekste për fëmijët e emigrantëve shqiptar, në mënyrë që të mësojnë gjuhën shqipe por edhe të njihen me çdo gjë për Shqipërinë .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›