E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, një prift ka dhunuar një të mitur, Vatikani hesht

Një avokat amerikan i specializuar për mbrojtjen e të abuzuarve seksualë akuzoi sot se Vatikani nuk iu përgjigj mamasë së një të miture të dhunuar nga një prift katolik në Florida edhe pse ajo i kishte kërkuar ndihmë Selisë së Shenjtë, ndërkohë që fajtori vazhdon të jetë prift në Itali.
Jeff Anderson konfirmoi se mamaja e së miturës së abuzuar seksualisht në qershor 2006 i kishte kërkuar ndihmë Papa Benediktit të XVI dhe i ishte lutur Vatikanit të ndërhynte, por asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga selia e shenjtë gjatë këtyre tre viteve.
"Heshtja apo jodisponibiliteti janë mënyra tipike me të cilat Vatikani trajton abuzimet seksuale të priftërinjve", konfirmoi Jeff Anderson që përfaqëson familjen e viktimës që u dhunua nga Vijaya Bhaskar Godugunuru, një prift me origjinë indiane.
I dyshuari u akuzua se kishte dhunuar të miturën në kohën që punonte në Bonifay, në Florida dhe i pranoi faktet në 2007 para një gjykate, e cila e dënoi me kthim në vendin e tij dhe e ndaloi të frekuentonte të miturit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›