SHBA, operohet në zemër ish-zv/presidenti amerikan Dik çeni
Ish-zëvendës presidenti Dik çeni ndodhet i shtruar në spital. Pas shqetësimeve në zemër që u pasuan me disa shtrime në spital të mëparshme, ish-zëvëndesi i George W. Bush, Dik çeni iu nënshtrua një operacioni tjetër kardiak në organin e zemrës. Sipas mediave amerikane, të cilat citojnë vetë ish numrin 2 të Shtëpisë së Bardhë, ai u operua dhe vendosi një mini-pompë të re në zemër. Impianti i ri quhet "Left Ventricular Assist Device" dhe synon përmirësimin e funksionit të zemrës për t'i dhënë pacientit rinisjen e një jetë aktive.