E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/“Ekonomia shqiptare histori suksesi, jo e kërcënuar nga borxhi publik”

11-09-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha vlerëson zhvillimet ekonomike në Shqipëri, duke deklaruar se modeli ekonomik shqiptar është një histori suksesi. Ai theksoi se ka rritje ekonomike në jo pak sektorë të vendit, rritje këto pa ndikuar në rritjen e borxhit publik, ndryshe nga ekonomitë e disa prej vendeve të BE-së. Sipas tij, Shqipëria nuk është e kërcënuar nga borxhi publik, pasi nga 2005-a e deri më sot, qeveria nuk ka marrë qoftë dhe një qindarkë të vetme borxh, përveç investimeve në infrastrukturë. “Të dhëna optimiste, inkurajuese në këtë krizë që ka pllakosur në Evropë dhe në botë, vijnë nga ekonomia shqiptare. Sipas statistikave të fundit rezulton se shitjet, tregtia, shërbimet që të gjitha kanë në rritje domethënëse. Tregtia arrin me një rritje prej me shumë se 20 për qind, shërbimet me 6.1 për qind, eksportet e vendit kanë rritje dyshifrore. Pra këto të dhëna dëshmojnë se modeli ynë ekonomik po funksion edhe në kushtet e krizës më të egër që ka pllakosur fqinjët tanë, Evropën, por edhe zona të tëra të botës. Siç e patë në orën e borxhit global, revista më prestigjioze për problemet ekonomike, vendoste Shqipërinë në zonën jeshile. Njoftonte borxhin, të cilin ne ju a kemi njoftuar në mënyrë të përsëritur shqiptarëve, nën 60 për qind, 59.7 dhe me luhatje të vogla. Ata që do të lexojnë orën globale të borxhit, në rastin e Shqipërisë do të gjejnë një dukuri shumë të veçantë. Në Shqipëri borxhi me gjithë ndikimet e pamohueshme të krizës, me gjithë problematikën thellësisht serioze të euros dhe pasqyrimin e saj, nga viti 2005 dhe deri në vitin 2012 lëviz me 2-3 për qind si në asnjë vend tjetër. Ne nuk kemi angazhuar ndonjë politikë të uljes së borxhit. Jo, ne investojmë, por ne i jemi përmbajtur një rregulli me vendosmërinë më të madhe. Ne nuk kemi marrë nga 2005 deri më sot qoftë dhe një qindarkë të vetme borxh për shpenzime të tjera, përveç investimit. Po investojmë në rrugë, po investojmë në shkolla, po investojmë në teknologjinë e inovacionit, po investojmë në ujësjellës, kanalizime, kanale vaditëse, pra ne po investojmë në infrastrukturën me bazë të njeriut. E vërteta është se, megjithëse këto investime kanë qenë ndër më të lartat që ndonjë qeveri mund të ketë ndërmarrë, ka patur vite, që vetëm rrugët kanë pasur investime 10 për qind të prodhimit të brendshëm, borxhi nuk është rritur, sepse ekonomia shqiptare është rritur. Është rritja e ekonomisë shqiptare ajo që ka ndikuar në mënyrën më të fuqishme, disiplina fiskale e vendosur, të gjitha këto kanë bërë që Shqipëri të ketë një borxh plotësisht nën kontroll dhe të qëndrojmë në zonën jeshile të borxheve të planetit, që më duhet t’ju them këtu se nga 2001 në 2012 janë rritur nga 18 trilion dollarë në 48 trilion dollarë. Nga 18.5 që kanë qenë në 2001 borxhi i kësaj bote sot është 48 pik e ca, trilion dollarë. Kurse Shqipëria ka mbajtur në kontroll të plotë borxhin e saj dhe nuk ka rënë në zonën e kërcënuar për as edhe një moment nga viti 2005 deri më sot”, deklaroi kryeministri Berisha. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›