Turqi, ushtarakët tentojnë grusht shteti ndaj Erdoganit
Autori i Lajmit: A.D
ANKARA – Situatë e tensionuar në Turqi për shkak të një përpjekjeje për të përmbysur qeverinë islamike të AKP-së (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim). Burime qeveritare bëjnë të ditur se rreth 40 persona janë arrestuar si të dyshuar për lidhje me grushtin e dështuar të shtetit, madje mes tyre ka dhe zyrtarë të lartë të Forcave të Armatosura Turke, të cilët kërkojnë prej kohësh të mbrojnë laicizmin e shtetit turk të kohës së Qemal Ataturkut. “Janë ndalur rreth 40 persona”, - lajmëroi vetë kryeministri Rexhep Taip Erdogan. Ndërsa në agim iu vunë prangat dhe 14 zyrtarëve të lartë të ushtrisë turke, të cilët akuzohen se kanë qenë pjesë e operacioneve “Bayloz” (“çekiçi” në turqisht). Me të arrestuarve është dhe ish-komandant i forcave të Aviacionit, Ibrahim Firtina, gjenerali Engin Alan dhe dhjetë zyrtarë të tjerë mes të cilëve dhe dy ushtarakë tashmë të dalë në pension: Gjeneralët Cetin Dogan dhe Suha Tanyrli. Ndër gjeneralët e arrestuar ka dhe pjesëtarë të ushtrisë që mbajnë titullin "Pasha,", një titull i trashëguar që prej kohës otomane, çka tregon se ushtarakët e lartë nuk janë më të paprekshëm. "Ne as nuk mund ta imagjinojmë atë që po ndodh këtu tani”, - tha zëvendëskryeministri Bulent Arinc, për CNN turk ditën e djeshme. “Por gjërat do të përmirësohen kur përgjegjësit të vihen përpara drejtësisë”. Përveç ushtarakëve, mes të arrestuarve është dhe Ozden Ornek, ish-shefi i Marinës Ushtarake dhe autori i disa shkrimeve konfliktuale në vitin 2004, të cilat flisnin për përgatitjen e një grushti shteti pjesë e të cilit do të ishin dhe katër drejtues të tjerë të lartë të ushtrisë turke. Ndërkohë që shtypi vendas ka akuzuar se pas këtij komploti fshihet “Ergenekon”, organizata sekrete që ka për objektiv të sajin destabilizimin e situatës dhe rrëzimin e qeverisë. Rreth 300 persona pjesë e kësaj organizate janë sot në proces gjyqësor me akuzën e pjesëmarrjes në veprimtaritë e kësaj organizate anarkiste. Sipas akuzës, grupi ka kryer një sërë vrasjesh politike dhe ishte duke planifikuar dhe një sulm pjesë e së cilit do të ishte kryeministri aktual turk. Kundërshtarët e Taip Erdogan mendojnë se plani i dështuar për të rrëzuar qeverinë është në realitet i ideuar në ambiente filoqeverisëse për të siguruar konsensusin përballë qeverisë. Edhe një herë tjetër ishte media ajo që dha alarmin e një organizimit të një grushti shteti. Ishte pikërisht gazeta e përditshme “Taraf”, që përmendi për herë të parë planin “Bayloz”, i cili kishte për qëllim të krijonte kaos në vend dhe të kryente një sërë aktesh dhune dhe terrorizmi. Plani ishte të kryheshin shpërthime me eksploziv në kisha, të sulmoheshin me armë dhe zjarr vënie muzetë dhe rrëzimi i një avioni civil turk, për të cilin do të akuzohej një avion ushtarak grek. Qëllimi përfundimtar i planit, gjithnjë sipas të përditshmes “Taraf”, ishte bërja presion AKP-së dhe diskreditimi i saj për të treguar se kjo parti nuk ishte në gjendje të mbronte popullin.
Ky lajm është publikuar: 23/02/2010