Moskë, frika nga helmimi, truproja e Hoxhës provon ushqimin
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Beograd, 30 mars 1961 – “Enver Hoxha, Sekretari i Parë i Partisë së Punës të Shqipërisë refuzoi të merrte pjesë në një nga konferencat e Traktatit të Varshavës në Moskë këtë javë, pasi i frikësohej sigurisë për jetën”, - bëri të ditur një burim diplomatik ditën e sotme këtu nga kryeqyteti jugosllav. Udhëheqësi i vendit të izoluar komunist në Mesdhe thuhet se iu shmang konferencës për shkak të zënkës së ashpër me Sekretarin e Parë të PKBS-së, Nikita Hrushovin, në Moskë nëntorin e shkuar. Diplomati bëri të ditur dhe debatin e dy udhëheqësve komunistë: “Fjalë të ashpra u shkëmbyen mes dy udhëheqësve, fjalë të cilat degjeneruan në akuzat e forta të Hrushovit, i cili në fillim u zbeh dhe më pas u skuq nga zemërimi: Shoku Hoxha, ju keni hedhur një kovë me plehra ndaj meje dhe tani duhet ta pastroni. Hoxha e quajti Hrushovin një tradhtar ndaj komunizmit, një revizionist shëndetlig. Këto të fundit janë fjalët më të rënda që një komunist mund ti thotë një tjetri. Ky debat ndodhi gjatë takimit të përfaqësuesve të parive komuniste botërore. Pas takimit, Enver Hoxha, u nis drejt Ambasadës Shqiptare në Moskë në vend që të shkonte në vilën qeveritare sovjetike, e cila ishte rezervuar për delegacionin shqiptar. Gjatë udhëtimit për në Ambasadë ata mbuluan njëri-tjetrin nga frika e një sulmi të mundshëm rus, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ata u nisën menjëherë drejt Shqipërisë të nesërmen më 25 nëntor, shumë ditë përpara se të mbyllte punimet Kongresi. Kishte spekulime dhe se mungesa e Hoxhës dhe kryeministrit Mehmet Shehu nga takimi i kësaj jave ishte një shfaqje e sjelljes pro-kineze e udhëheqësve komunistë shqiptarë. Kina e Kuqe nuk e dërgoi delegatin e saj në Konferencë. Zyrtarisht, dy udhëheqësit shqiptarë u tha se ishin të “sëmurë”, por burimi diplomatik thotë se Hoxha i frikësohej pasojave të mundshme të sulmit të tij ndaj Hrushovit. Diplomati shtoi se udhëheqësit shqiptarë nëntorin e shkuar i ishin frikësuar një helmimi të mundshëm në Moskë dhe ushqimet që ata konsumuan ishin provuar më parë nga një truprojë e tyre. Me sa duket Hrushovi nuk e kishte harruar fjalimin në Konferencën e Moskës nëntorin e shkuar. Në nëntor të vitit 1960, Sekretari i Partisë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxha, u ngrit në Kremlin dhe denoncoi Sekretarin e Parë, të Partisë Komuniste Sovjetike, Hrushovin, përpara delegatëve të 81 Partive Komuniste për tradhtinë e kujtimit të Stalinit dhe të gjithë lëvizjes komuniste. Ai denoncoi dhe përpjekjen e rusëve për mosfurnizimin e Shqipërisë me grurë, duke e çuar vendin drejt zisë së bukës që ta detyronte ti nënshtrohej kastës së tyre. Por kjo u pa thjesht si një lëvizje mbështetëse për interesat e Kinës. Kur në Kongresin e 22-të të Partisë, në tetor të vitit 1961, Hrushovi sulmoi publikisht udhëheqjen shqiptare me të njëjtën monedhë, bota ishte aq e hutuar pas përplasjeve kino-sovjetike, sa që ai lexoi “Kina” në vend të “Shqipërisë” dhe nuk ndaloi të pyeste pse Shqipëria duhet të ndodhej në atë sallë e të dëgjonte. Por Shqipëria, e “shtrënguar” ndërmjet Greqisë, Jugosllavisë dhe detit, një lëmsh malesh dhe një jete primitive e të egër në çdo pikëpamje, ishte një vend në të drejtën e vet. Mbijetesa e saj si një vend komunist antisovjetik, i paraqesin Hrushovit probleme, të cilat të paktën mund të zgjerojnë zonën e debatit ndërmjet Moskës e Pekinit dhe e pështjellojnë më tej atë. Kinezët e dinë këtë shumë mirë dhe janë përgatitur të bëjnë përpjekjet maksimale për ta mbajtur këtë vend të vogël nën diktat. Kështu, ndoshta po bëjnë dhe partitë e tjera komuniste. Nga 80 partitë komuniste që merrnin pjesë në Kongresin e 22-të, 34 nuk e kundërshtuan Shqipërinë. Hrushovi e mori shenjën e parë të përcaktimit të balancave. Hoxha do ta shfrytëzonte shpesh këtë fakt. Në fjalimet e tij ai nuk linte pa përmendur dhe mbështetjen e 34 partive komuniste në Kongresin e 22-të të Partisë së Bashkimit Sovjetik, të cilat nuk u pajtuan me sulmin e Hrushovit ndaj Shqipërisë dhe se vetëm 80 nga 88 udhëheqësit sovjetikë dolën hapur kundër Shqipërisë. Sipas përfaqësuesit diplomatik që rrëfeu debatin e udhëheqësve komunistë, Hrushovi kishte marrë zjarr në momentin kur Hoxha e akuzoi ballë për ballë Sekretarin e PKBS-së si tradhtar i doktrinës komuniste. Nuk ka fjalë më të rëndë për një komunist prandaj dhe Moska e përdor për të sulmuar presidentin jugosllav, Tito.
Kina e Kuqe ndryshon
Shkaku i këtij debati me sa duket ka qenë këmbëngulja e Kinës së Kuqe se qasja e Hrushovit ndaj idesë së bashkekzistencës paqësore ka qenë e gabuar. Në fakt dhe vetë kinezët e mbështesin idenë e bashkekzistencës, por ata janë kundër pozicionit të Hrushovit se lufta nuk është më e paevitueshme. Kinezët këmbëngulin se bashkekzistenca paqësore nuk do të thotë se komunistët duhet të shmangin rreziqet e luftës, për shkak se sido që të ishin rrethanat lufta e doktrinës leniniste me botën kapitaliste do të ishte në çdo mënyrë e paevitueshme. Hrushovi, i cili në këtë aspekt tregohet më i kujdesshëm, kur mendon se fuqia sovjetike mund ta trembë botën kapitaliste nga reagimi i së cilës mund të provokohej lufta. Diplomati tha se udhëheqësit komunistë u çuan njëri pas tjetrit në takimin e Moskës një vit më parë, duke marrë në mbrojtje Hrushovin dhe sulmuar Hoxhën. Vëzhguesve perëndimorë u bëri me të vërtetë përshtypje pjesëmarrja e cunguar e delegacioneve kineze dhe shqiptare në takimin e Traktatit të Varshavës gjatë kësaj jave dhe spekuluan se mungesa e udhëheqësve të lartë shqiptar ishte një refleksion i përplasjes sovjeto-kineze për doktrinën komuniste.
Ky lajm është publikuar: 23/02/2010