E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e krizës politike

Në të djathtë të Presidentit Topi është ulur kryeministri Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Ndërsa në krahun e majtë ndodhet z. Rama dhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të PS-së, Gramoz Ruçi.           Bisedimet mes palëve po vazhdojnë prej gati 2 orësh, pa praninë e medias, të cilat janë lejuar vetëm në fillim të takimit, ndërsa gjithçka vazhdon me dyer të mbyllura.     Takimi është mirëpritur dhe përshëndetur nga të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë të akredituar në Tiranë, të cilët u kanë bërë apel forcave politike të angazhohen për kapërcimin e krizës dhe të marrin parasysh gjithë pasojat që sjell ngërçi politik për interesat kombëtare.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›