Gjykata refuzon kërkesën e Karaxhiç
Hagë
Gjykata e Krimeve të Luftës për ish-Jugosllavinë në Hagë ka refuzuar kërkesën e ish-liderit serbo-bonjak, Karaxhiç, i cili po gjykohet nga kjo gjykatë. Karaxhiç kishte kërkuar largimin e një gjykatësi nga trupi gjykues, duke kërkuar që t’i plotësoheshin kërkesat e bëra sipas ligjit. Bëhet fjalë për një gjykatës anglez të emëruar në muajin nëntor, pasi Karaxhiç bojkotoi fazën e parë të procesit të tij, duke e akuzuar trupin gjykues për mbajtje ane. Karaxhiç i mohon të gjitha akuzat që i janë bërë, 11 gjithsej, një pjesë për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës së Bosnjës.
#