E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, reforma në shëndetësi rrezikon të dështojë

Republikanët kanë tani një epërsi minimale në senat me të cilën mund të bllokojnë çdo inisiativë ligjore të Obamës - si për shembull reformat në shëndetësi. Scott Broën fitoi vendin e senatorit demokrat që ndërroi jetë gjatë verës, ikonës së madhe të demokratëve, Ted Kennedy-t. Dhe fitorja arrihet pikërisht në Masaçusetsin liberal. Fitorja e republikanit Brown është disfata më e rëndë e Presidentit Obama që prej ardhjes së tij në pushtet, para një viti. Kjo për faktin se nga mbrëmja e djeshme demokratët kanë humbur shumicën superiore në senatin amerikan. Me Scoot Brown-in nga Masaçusetsi republikanët arritën të sigurojnë një pakicë bllokuese me të cilën mund të vonojnë apo ta bllokojnë reformën në shëndetësi të Presidentit Obama. Tani mbetet çështje e hapur se si do të vazhdohet me këtë reformë.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›