E Diel, 1 Nëntor 2026

23 të vrarë pas trazirave në një burg në Meksikë

Banda të rivalizuara janë përleshur në një burg famëkeq, në shtetin Durango në Meksikë, me ç’rast kanë humbur jetën së paku 23 të burgosur, kanë njoftuar zyrtarët.

Forca të ushtrisë dhe të policisë u dërguan, për të ndalur përleshjet mes bandave të rivalizuara, të cilat shpërthyen në burgun më 1800 të burgosur, burg ky i cili gjendet në periferi të qytetit Durango.

Forcave të sigurisë ju deshën 40 minuta për të ndalur përleshjet, të cilat u zhvilluan mes pjesëtarëve të karteleve të rivalizuara të drogës, Gulf dhe Sinaloa.

Burgu u rrethua nga forcat e ushtrisë dhe të policisë. “Është konfirmuar se 23 të burgosur janë vrarë gjatë përleshjeve”, deklaroi një zëdhënës i zyrës së prokurorisë.
Së paku 20 të burgosur janë lënduar dhe atyre ndihma mjekësore ju është ofruar në burg, shtoi ky zyrtar.

Ai nuk deshi të flet për shkaqet e përleshjes, por kartelet e drogës Gulf dhe Sinaloa ka tashmë disa muaj që po zhvillojnë një luftë për vendosjen nën kontroll të shtigjeve për trafikimin e drogës në SHBA.

Në gusht të vitit të kaluar, kur 20 të burgosur u vranë, ndërsa 25 të tjerë u lënduan në një përleshje të ngjashme, burgu në Durango u cilësua si një bombë e kurdisur, e cila pritet të shpërthejë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›