I aksidentuari më i vogël, hetime më vete, dyshohet te jete hedhur nga narkotiku
19/01/2012 Policia Rrugore fierake për aksidentin e trefishtë: Drejtues i mjetit ishte i droguar
U gjet shumë larg vendit të aksidentit, një pistë hedhja e qëllimshme
FIER- Konsumimi i lëndës narkotike mbetet një ndër pistat që po hetohet nga grupet e hetimit në Fier për drejtuesin e mjetit Fatjon Habilaj, që aksidentoi për vdekje tre fëmijë. Sipas burimeve nga Prokuroria e Fierit, duke parë gjendja herë-herë e paqëndrueshme e të riut, është dyshuar konsumimi i lëndës narkotike në mënyrë të rregullt. Për këtë arsye sot janë marrë edhe kampion gjaku nga trupi i tij dhe nëse ekziston një mundësi e tillë, pritet të zbardhet vetëm me mbërritjen e analizave të gjakut, të cilat vijnë brenda një jave. Sot pritet të jepet dhe masa e sigurisë për autorin e aksidentit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos u dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve. Burimet e brendshme të organit të akuzës, bëjnë me dije po ashtu se, duke qenë se njëri prej trupave, dhe pikërisht i më të voglit, u gjet larg vendit të aksidentit dhe i shtrirë brenda një rrethimi gardhesh, do të hetohet edhe ky si një rast i veçantë. Ata ngrenë për momentin dy variante për të cilat po hetojnë, njëra mundësi është që trupin ta ketë hedhur presioni i goditjes së automjetit, ndërsa pista e dytë është ajo e dyshimit të hedhjes aty të trupit me qëllim që të mos dukej nga rruga. Ndërkohë grupet e hetimit nuk e kanë ende të mbështetur këtë pistë. Ata vetëm e hetojnë duke qenë se siç, shprehen ata vetë, janë të detyruar të bëjnë hetim në çdo pistë të dyshuar të mundshme. Dje drejtori i Qarkullimit Rrugor, Gëzim Gosturani, ka deklaruar se për reduktimin e numrit të aksidenteve në rrugët e qarkut janë vendosur postblloqe policësh që kontrollojnë çdo automjet që shkel rregullat e qarkullimit rrugor. A. Damini