SHBA, rrezikon burgim të përjetshëm 14-vjeçari që vrau prindërit
Pritet të nisë sot procesi ndaj John Caudle, 14-vjeçari nga Kolorado, i cili tetorin e kaluar vrau të ëmën dhe njerkun, duke i qëllluar në kokë. Gjatë hetimeve jane zbuluar prapaskena therëse për të cilat tashmë fëmija, ndonëse minoren, rrezikon burgun e përjetshëm.
Familja Caudle, që shihej me sy të mirë nga e gjithe lagjia, ishte krejt normale dhe shumë e qetë. John, si të gjithë fëmijët, është një i apasionuar pas video-lojrave dhe televizionit. Prandaj shpesh zihej me të ëmën, pikërisht për këtë arsye. Mësohet se si dënim për të do të kërkohet burg për jetë, duke pasur parasysh rrethanat e tmerrshme të vrasjes dhe se gjithçka është bërë me vetëdije.
Ngjarja ndodhi në muajin tetor 2009, kur Joanne bashkë me të birin patën grindjen e fundit. Ajo donte që John të pastronte dhomën e tij dhe të hidhte mbeturinat, por ai sërish refuzoi ta bënte. Pas këtij episodi, siç bëhet e ditur nga hetuesi Kirby Lewis, djaloshi nisi të planifikojë vrasjen e dyfishtë. Kështu mori fshehurazi dy pistoleta që i takonin njerkut Tracy, i cili i mbante në një kasafortë dhe i qëllon në kokë prindërit. Më pas ai i përkushtohet tërë natën video-lojrave dhe televizionit, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Prokurori i çështjes Dan Edwards ka deklaruar se nuk kërkoi dënimin me vdekje, vetëm për shkak të moshës së vogël të të akuzuarit, por se është i prirur për burgimin e përjetshëm, përderisa krimi dhe mënyra me të cilën është konsumuar ai, janë vërtet të frikshëm. Për më tepër, djaloshi është shprehur se nuk ndihet aspak i penduar. Por faktori që e ka tmerruar më shumë, përveç ftohtësisë së 14-vjeçarit, është paramendimi i krimit, i përpunuar deri në detaje nga vogëlushi.