Kosovë/ Sejdiu: S'ka biznes pa konkurrencë të ndershme
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një seminar të organizuar nga Dhoma Ekonomike Amerikane në Prishtinë, ka deklaruar se për zhvillimin e biznesit duhet të luftohen fenomenet negative.
"Nuk mund të ketë zhvillim të biznesit nëse në vend ka fenomene negative, nëse nuk i jepet hapësirë konkurrencës së ndershme, nëse krijohen monopole dhe nëse lejohet që korrupsioni të shkatërrojë sipërmarrjet", ka deklaruar Sejdiu.
Presidenti ka inkurajuar pjesëmarrësit në seminar që të ndërtojnë kapacitete lëvizëse dhe të punojnë për tërheqjen e investitorëve të huaj.
Ai ka falenderuar gjithashtu Dhomën Ekonomike Amerikane për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara po i japin Kosovës.