Maqedoni,Todorov: Nuk heq dorë nga ligji për arsimin
Ministri maqedonas i Arsimit, Nikolla Todorov ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërheqë ligjin që detyron nxënësit shqiptarë të mësojnë maqedonishten që nga klasa e parë.
Todorov ka theksuar se do të arrijë të bindë ata që kundërshtojnë ligjin që ta zbatojnë atë, pasi sipas tij, ligji i shërben integrimit të shoqërisë maqedonase.
"Planifikoj që këtë vendim të mos e realizoj me masa radikale. Nuk planifikoj të heq dorë, por të bind të gjithë ata që duhet ta zbatojnë, se zbatimi i këtij vendimi është në dobi të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoni", ka pohuar Todorov.
Ai ka shtuar më tej se përmes një debati me ekspertë të fushës së arsimit do të dëshmojë se vendimi në fjalë është i drejtë dhe ligjor.