SHBA shpëton sërish nga falimentimi

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 16:00
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është parandaluar edhe një herë falimentimi i qeverisë amerikane.
Në senat në Washington, demokratët e presidentit Barack Obama ranë dakord me republikanët në opozitë për një kompromis, që hap rrugën për një buxhet të përkohshëm deri në fund të nëntorit.
Me këtë është parandaluar që qeveria të mos mbetet pa para në buxhetin e saj, në fillim të vitit të ri fiskal më 1 tetor.
Kjo ishte e treta e herë gjatë këtij viti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të kërcënuara nga falimentimi.
Senati po ashtu miratoi një masë afatshkurtër deri me 4 tetor.
Masa tani kalon në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, e cila është me pushime deri javën që vjen.