Rumunët në “luftë” kundër mbeturinave

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 16:30
Rreth 250 mijë rumunë i janë përgjigjur një thirrje për të pastruar malet e këtij vendi.
Vitin e kaluar, kur u prezantua kjo iniciativë, ishin 200 mijë njerëz që iu qepën maleve për t’i pastruar ato nga mbeturinat.
Rumania njihet për bukuritë e saj, por zonat malore shpesh janë të mbuluara me plehra.
Organizatorët thonë se kanë mbetur të mahnitur nga ky angazhim.
Ligji parashikon gjobë për ata që hedhin plehrat ku të mundin, por megjithatë, autoritetet nuk po e zbatojnë si duhet ligjin në fjalë.