Ish-burri i rrëmben "gruas" dy fëmijët për t‘i trafi kuar
Një nënë ka denoncuar në polici zhdukjen e dy fëmijëve,
për të cilët ka ngritur dyshimet se "bashkëshorti" i
saj i ka rrëmbyer me qëllim trafikimin e tyre jashtë vendit.
Menjëherë pas denoncimit të Miranda K., policia ka
shpallur në kërkim autorin e dyshuar, bashkë me të ëmën,
e cila mendohet se ka bashkëpunuar në krim. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se
në seksionin kundër trafiqeve, në orën 15:00 të dy ditëve
më parë, Miranda K., banuese në rrugën "Tasim Shehu",
ka bërë kallëzim se Besnik Malo
i ka trafikuar fëmijët. Sipas saj,
36-vjeçari Malo, me të cilin ka
bashkëjetuar për 11 vjet, bashkë
me nënën e tij, Nexhimjen, kanë
trafikuar fëmijët e saj për në
Greqi. Ajo ka rrëfyer për policinë
se fëmijët janë të moshës 15 dhe
11 vjeç dhe quhen Altin dhe Matilda.
Gjithashtu, ajo ka rrëfyer
për policinë se fëmijët e saj janë
dërguar në Greqi me qëllim shfrytëzimin
e tyre për të lypur. Gjatë
kontaktit që ka pasur me ish-
"bashkëshortin", Miranda është
vënë në dijeni prej tij se vajzën e kanë rrëmbyer persona të
paidentifikuar në shtëpinë e tij në Athinë. Policia tha se më
të regjistruar këtë kallëzim, ka nisur puna për verifikimin
dhe saktësimin e vendndodhjes së Matildës 11-vjeçare dhe
kapjen e Besnik Malos, bashkë me të ëmën Nexhmije Malo.
Sipas policisë, për këtë ngjarje do t‘i dërgohet një shkresë
edhe palës greke, me qëllim kapjen e këtyre personave dhe
dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.