Timothy, "djaloshi" i Thesarit amerikan
Kur Timothy Franz Geithner, 47 vjeç, nisi
të punonte në degën njujorkeze të
Rezervës Federale në nëntor të vitit 2003,
hasi në shumë kundërshti dhe kundërshtarë.
Një pjesë e personelit e konsideronte si
"një zgjedhje të keqe". Për disa shefa, ai në kurrikulumin
e tij kishte një përvojë të pamjaftueshme
pune për t‘u marrë me problemet e
mëdha të degës gjigande të Nju Jorkut dhe mbi
të gjitha kishte mungesë përvoje
në çështjet rregullatore. Ankesat
e para ndaj emërimit të rioshit të
atëhershëm bënë që shumëkush
të pyeste: A mos vallë vetë Fed po
ndryshonte politikë? Pra, nga një
bankë agresive, po shndërrohej
në një bankë më të tërhequr?
Megjithatë, që nga 21 nëntori,
kur doli fjala se Geithner mund të
emërohej nga presidenti i
zgjedhur, Obama, në postin e
rëndësishëm e plot përgjegjësi të
shefit të Thesarit, komentet në
lidhje me të janë bërë më pak
agresive. Ai tashmë është "një i brendshëm"
dhe i zhytur i tëri në krizën financiare më të
rëndë që po kalojnë Shtetet e Bashkuara të
Amerikës.
Gjatë viteve të tij të punës ai ka punuar ngushtësisht
me ish-shefin e Rezervës Federale të Nju
Jorkut, Gerald Corrigan; ish-shefin e madh të
bankës, Alan Greenspan; sekretarin aktual të
Thesarit, Henry Poulson; si dhe me shefin e Fedit,
Ben Bernanke. Për disa, aseti më i çmuar i 47-
vjeçarit janë pikërisht këto lidhje të ngushta
pune me njerëzit më të rëndësishëm të financave
amerikane në vite, ndërsa për të tjerët Timothy
është një person energjik, elastik dhe me
shumë përvojë. Ja disa fakte personale të historisë
së tij:
-Ka lindur më 18 gusht të vitit 1961, në Nju Jork
dhe ka udhëtuar shumë me familjen (i ati ishte
një zyrtar që merrej me çështjet e zhvillimit). Si
pasojë ka jetuar në Afrikën Lindore, Indi, Tajlandë,
Kinë, Japoni. Shkollën e mesme e ka bërë në
Bangkok.
-Është diplomuar në Kolegjin Dartmouth, ku
ka studiuar gjuhën kineze dhe japoneze dhe në
vitin 1983 është diplomuar për çështjet aziatike.
Geithner ka marrë edhe një master për ekonomi
në vitin 1985.
-Është martuar me shoqen e klasës, Carole
Sonnenfeld, në vitin 1985 dhe kanë së bashku një
djalë.
Fakte karriere
-Iu bashkëngjit Departamentit të Thesarit në
vitin 1988 dhe ka punuar aty për 5 sekretarë Thesari
në pozicione të ndryshme.
-U emërua president dhe shef ekzekutiv i degës
njujorkeze të Rezervës Federale në vitin 2003.
Në këtë pozicion ai monitoronte të gjitha operacionet
e bankës për Nju Jorkun.
-U përfshi drejtpërsëdrejti në operacionin që i
mundësoi "JP Morgan Chase"-it blerjen e "Bear
Stearns" me 29 miliardë dollarët e ofruara nga
qeveria në fillim të këtij viti. Ishte gjithashtu pjesë
e grupit që arriti të shpëtonte një tjetër bankë nga
falimentimi, AIG.
-Nuk i dha "Lehman Brothers" të drejtën që të
shndërrohej në një kompani, status që iu dha si
"Morgan Stanley"-t, ashtu edhe "Goldman Sachs"-
it, vetëm pak ditë pasi nënshkruan falimentin.
Fakte personale
-Sipas një profili në revistën "The Economist",
Geithner është ekspert skish.
-Ka punuar për një kohë të shkurtër si fotograf
në kolegj dhe vazhdon ta ketë pasion këtë art.
-Kur gjen kohë të lirë merret edhe me peshkim,
tenis dhe futboll.
Kanë thënë të tjerët për të:
Për rrjetin e gjerë të të njohurve të
rëndësishëm
"Njerëzit nuk e kuptojnë se sa të rëndësishme
janë lidhjet, sidomos kur duhet të përballesh
me çështje thelbësore dhe komplekse.
Në këto momente, lidhjet janë shpesh parësore
dhe Timothy ka bërë një punë të shkëlqyer për
krijimin e një rrjeti të njohurish shumë të fuqishëm".
-Gerald Corrigan, ishshefi
i degës njujorkeze
të Rezervës Federale
Për emërimin e tij si Sekretar
i Thesarit
"Nëse Tim Geithner... do të
marrë një pozicion të rëndësishëm
në administratën e
Obamës, atëherë kemi marrë
fund, kaput. Gjithçka është
kaq e thjeshtë".
Jim Cramer, komentator
i CNBS, i cili fajëson Geithner për
humbjen e parikthyeshme të "Lehman
Brothers" në shtatorin e kaluar
"Tim nuk ka marrë kurrë rreziqe përsipër,
nuk ka punuar kurrë në bursë apo në sektorin
e kreditit, madje edhe në bankë nuk ka pasur
kurrë përgjegjësi operacionale".
Chris Whalen, një kritik i zjarrtë i
Rezervës Federale dhe drejtor i Institutit
të Analizës së Risqeve
"Timothy është 47 vjeç dhe duket dhjetë
vjet më i ri. Mendoj se në këto kohë të vështira
duhen shpatullat e burrave të thinjur e me
rrudha e jo fytyra djaloshare. Nuk është se ai
nuk ka kualifikimin e duhur për një pozicion të
tillë, por seç ka një dukje prej inkompetenti".
Ken Deberstein, ish-shef i stafit të
Presidentit Ronald Regan
Në lidhje me personalitetin e Geithner:
"Ka thënë: Justin, duhet të kuptosh diçka,
se njerëz si unë jetojnë për kriza të tilla". Justin
Rudelson, një mik i Timothy-t, kujton
përgjigjen që i dha shoku, kur ai e pyeti se sa
net kishte pa vënë gjumë në sy.
"Ai nuk tenton kurrë të të shpërqendrojë
apo të të hutojë në bisedë", Henry Kissinger,
shefi i parë i Geithner, të cilin Sekretari aktual i
Thesarit e ndihmoi me disa kërkime për një
libër.
Çfarë thotë vetë Geithner:
"Fakti që bankat janë të forta dhe rreziku
është përhapur më shumë, duhet ta bëjë
sistemin më të qëndrueshëm. Megjithatë nuk
mund të jemi të sigurt për asgjë. Do të shohim
gjithçka me kalimin e kohës dhe kjo kohë është
një test për të gjithë ne".
"Do të na duhet të ndryshojmë shumë aspekte
të sistemit tonë financiar. Nuk mund t‘i
lejojmë vetes një sistem kaq të brishtë, që i shkakton
dëme të tilla ekonomisë".