E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu flet për rekomandimet, Sequi për reformën zgjedhore

Ministrja Bregu foli për arritjet tek secila prej këtyre rekomandimeve dhe për ligjet e miratuara në mbështetje të tyre. Ajo tha se ushtrimi i planit të veprimit nuk është i dështuar dhe prioritetet të cilat i janë dorëzuar Shqipërisë janë detyrime të cilat në pjesën e mirë të tyre janë zbatuar.

“Sot do të vlerësojmë se çfarë është realizuar dhe çfarë mund të përshpejtohet” shtoi Bregu. Në këtë takim, ministrja Bregu  ripërsëriti sërish ftesën ndaj opozitës për bashkëpunim në heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe për reformën zgjedhore.

Ndërkohë, ministri i Bashkimit Evropian, Etore Sequi, e nisi fjalën e tij duke vënë theksin tek përmbyllja e reformës zgjedhore dhe tek të gjitha marrëveshjet e paketës së nëntorit të arritura mes PS-së dhe PD-së.

Ai solli edhe një herë në vëmendje deklaratat e komisionarit për zgjerim, Stefan Fyle, për rëndësinë e reformës zgjedhore, porse nuk la pa përmendur edhe rëndësinë e përmbushjes së rekomandimeve të BE-së, për të cilët edhe u zhvillua takimi i sotëm.

“Koha është e shkurtër dhe vullneti politik nga të dyja palët është esencial për ecjen e Shqipërisë drejtë Bashkimit Evropian. Duhet të lëvizni!”, tha ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore Sequi.

                                                                                             2012-07-04 10:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›