E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të dënojnë UNESCO-n për pranimin e Palestinës

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se financimet për organizatën me bazë në Paris do të ndërpriten menjëherë. Nuland tha se Uashingtoni nuk do ta kryejë financimin prej 60 milionë dollarësh, shumë e cila ishte planifikuar të jepej në muajin nëntor.

“Vota e sotme nga shtetet anëtare të UNESCO-s për pranimin e Palestinës është për të ardhur keq, e parakohshme dhe minon qëllimin tonë të përbashkët për një marrëveshje paqeje të plotë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha Nuland.

Kërkesa palestineze për pranim në UNESCO mori 107 vota pro, 14 kundër dhe 52 abstenim.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-01 11:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›