SHBA, të shtëna me armë në një kampus universitar, 2 viktima
TEXAS – Një burrë ka hapur zjarr në një kampus universitar, në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë të vdekur 2 persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 me orën lokale, në kampusin universitar “Texas A&M”.
Mësohet se autori ka hapur zjarr nga dritarja e një ndërtese pranë kampusit, duke vrarë policin 41-vjeçar Brian Bachman dhe një civil. Sipas mediave lokale, gjatë shkëmbimit të zjarrit është vrarë edhe autori i sulmit, ndërsa janë plagosur edhe 5 persona të tjerë. Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i autorit të sulmit.
Zëdhënësja e Univeristetit, Sherylon Carroll bëri të ditur se në momentin e sulmit nuk kishte studentë në godinë, pasi viti i ri akademik fillon më 27 gusht.
Ngjarja vjen pak ditë pas masakrës në Colorado, ku një i ri hapi zjarr brenda një kinemaje, duke vrarë 12 persona.
(er.nu/BalkanWeb)