E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të të gatshme për një epokë të re bashkëpunimi me Kinën



Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për një epokë të re bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Obama shprehet se pavarësisht mosmarrëveshjeve, ka çështje të rëndësishme mbi të cilat dy vendet mundet dhe duhet të bashkëpunojnë. Sipas tij, Uashingtoni dhe Pekini duhet të bashkëpunojnë për të trajtuar problemet me të cilat përballet bota. “Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës do të kenë ndikimin e tyre gjatë shekullit të 21-të, çka e bën këtë po aq të rëndësishme sa çdo marrëdhënie tjetër në botë. Kjo duhet të jetë në qendër të partneritetit tonë. Kjo është përgjegjësia që ne mbajmë së bashku”,- u shpreh Obama. Presidenti i bëri komentet para zyrtarëve të lartë amerikanë dhe kinezë, ndërsa ata filluan një takim dy ditor në Uashington. Dialogu Strategjik dhe Ekonomik SHBA-Kinë zhvillohet për të diskutuar një program të gjerë që nga shqetësimet për monedhën e deri tek politika e jashtme. Presidenti tha se zyrtarët duhet të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat në të gjithë botën, duke përfshirë recesionin ekonomik global, ndryshimin e klimës, dhe përhapjen e armëve bërthamore.

29 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›