E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të zgjodhën Kajdanow ambasadore për Kosovën



Tina Kajdanow u zgjodh dje ambasadore e SHBA-ve për Republikën e Kosovës nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit Amerikan, i cili votoi për kandidimet e presidentit Bush për ambasadorë në disa vende. Në mesin e ambasadorëve të kandiduar ishte edhe Tina Kaidanow, e cila u propozua nga Shtëpia e Bardhë që të ishte ambasadore në Republikën e Kosovës. Deri para shpalljes së pavarësisë Kaidanow ka mbajtur detyrën e shefes së Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë. Me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Uashingtoni, Zyra u shndërrua në Ambasadë të Shteteve të Bashkuara.

Shpërthim në të Mitrovicë, shkatërrohet makina e policit serb

Incidentet në Mitrovicë kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në pjesën veriore të qytetit ku si pasojë është shkatërruar një veturë. Ky lajm u konfirmua nga zëdhënësi i SHPK-së në Mitrovicë, Besim Hoti. Sipas tij automjeti i shkatërruar i takonte një polici serb të Shërbimit Policor të Kosovës dhe është shkatërruar plotësisht si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi. Nuk dihet ende se çfarë lloj eksplozivi është përdorur, por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk është lënduar asnjë njeri. Policia po heton sulmin dhe personat që e shkaktuan atë. Mitrovica po përballet shpesh me incidente të tilla. Rasti i fundit i dhunës është shënuar disa ditë më parë kur një person goditi me armë një polic të rajonit të policisë së Mitrovicës.

25 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›