E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, tenton të hapë portën e avionit në fluturim

Tenton të hapë portën, dhe për këtë arsye, avioni devijon udhëtimin. Alarmi këtë herë ka ndodhur në një avion të kompanisë amerikane "United Airlines". Kështu, një avion i kësaj linje, nisur nga Washingtoni për në Las Vegas, ka devijuar itinerarin duke përfudnuar në Denver, pasi një nga pasagjerët u përpoq të hapte një nga portat e avionit gjatë kohës që ndodhej në fluturim. Por fatmirësisht, piloti ka marrë në dorë situatën, dhe avioni është ulur i sigurtë në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ndërsa personi përgjegjës për këtë ngjarje është ndaluar nga autoritetet prej të cilëve do të merret në pyetje, dhe është nën mbikqyrje. Ekspertët thonë se për shkak të diferences së presionit, gjatë fluturimit është praktikisht e pamundur të hapen dyert e jashtme të avionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›