E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA,skandale pedofilie në “Boy Scout”



Fenomeni pedofili është zgjeruar edhe mes shoqatës së të rinjve amerikanë, “Boys Scouts” duke provokuar një tjetër skandal. Një gjykatë në Oregon ka dënuar shoqatën të hedhë 18,5 milionë dollarë (13,8 milionë euro) dëmshpërblim për llogari të një djali, viktimë e abuzimeve seksuale nga një ish-shef skaut. Avokatët e Jerry Ljuis kishin kërkuar 25 milionë dollarë dëmshpërblim për të ndëshkuar sjelljen “e padenjë dhe të turpshme” të të akuzuarit dhe kanë mëshuar në faktin se organizata nuk i ka kërkuar kurrë falje djalit. Avokatët kanë mbledhur qindra dëshmi abuzimesh të kryera në vitet 1965-1985 brenda “Boys Scouts”, duke vërtetuar se me gjithë këto raste organizata nuk mund të mos kishte dije. Ata provuan kështu se neglizhenca e drejtuesve të kësaj shoqërie ka ndikuar në përsëritjen e abuzimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›