E Diel, 1 Nëntor 2026

Rast i rrallë në Britani, fëmija plaket 5 herë më shpejt



Një fëmijë në Britani, në zonën e Jorkshajërit Perëndimor, është i prekur nga një sëmundje shumë e rrallë, ai rritet (plaket) pesë herë më shpejt se të gjithë moshatarët e tij. Fëmija me inicialet H.C. është njëmbëdhjetë vjeç dhe bën çdo gjë që bëjnë fëmijët e moshës së tij, por trupi i tij lëviz shumë më shpejt se normalja. Sipas “Daily Mail”, bëhet fjalë për një rast unik të sëmundjes “Progeria atipica”, patologji e rrallë gjenetike që provokon plakjen e shpejtë. Djali noton, bën xhiro me biçikletë dhe luan, por ka këtë defekt të ADN-së që do të thotë se vuan që në këtë moshë nga probleme që kanë të moshuarit: ka probleme me artritin, ka dhimbje reumatike të një gjashtëdhjetëvjeçari dhe është i detyruar të marrë qetësues ndaj dhimbjeve katër herë në ditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›