E Diel, 1 Nëntor 2026

Paditet penalisht kreu i njësisë 10, manipuloi

Debati për listat e zgjedhësve përfundon në prokurori. Deputetja socialiste për Tiranën, Ledi Shamku, ka dorëzuar dje në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, një kallëzim penal për kryetarin e Njësisë Bashkiake nr.10, Blend Fuga, dhe shefen e gjendjes civile në këtë njësi, Marinela Muça, për manipulim me dashje të listave të votuesve. “Dorëzova kallëzimin penal për kryetarin e njësisë Bashkiake numër 10 në Tiranë, z. Blend Fuga dhe për shefen e zyrës të gjendjes civile znj. Marinela Muça. Depozitova kallëzim penal për manipulimin me dashje të listave zgjedhore të lëshuara nga kjo njësi, të firmosura përkatësisht nga kryetari i minibashkisë dhe nga shefja e zyrës së gjendjes civile”, - tha Ledi Shamku, pasi dorëzoi kërkesën në prokurori. Më tej, ajo ka shfrytëzuar këtë rast për t’i përcjellë një mesazh edhe drejtuesve të mazhorancës dhe kandidatit të saj për kryetar të Bashkisë së Tiranës se nuk do mund të që të manipulojë vullnetin e kryeqytetasve me manipulime listash. “Ta harrojnë të prekin votën e Tiranës, sepse vota e kryeqytetasve do të shkojë në atë drejtim që i thotë kurrë më vrasjeve, kurrë më një pushteti që vret, kurrë më një pushteti që vjedh dhe një pushteti që tallet dhe nëpërkëmb jetën e qytetarëve. Saliu dhe Luli i tij ta harrojnë të prekin votën e shqiptarëve. Ky ishte edhe misioni i kësaj padie. Ne votën do e mbrojmë”, - tha Shamku. Ditët e fundit, listat e zgjedhësve janë kthyer në një tem debati mes PS-së dhe njësive bashkiake që drejtohen nga mazhoranca, pasi socialistët pretendojnë se në to po përfshihen emra jashtë afateve ligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›