E Shtunë, 31 Tetor 2026

ATLETICO NE MERKATO. KERKOHEN BENITEZ, ALONSO E REINA

TOP-NEWS - Atletiko Madrid po përgatitet të bëjë shopping në Liverpul për sezonin e ardhshëm. Në synimet e klubit madrilen janë 3 elementë të The Reds: tekniku Rafael Benitez, Ksavi Alonso dhe portieri Reina
Hipoteza e Rafael Benitez nuk është e pamundur. Trajneri i Atletiko Madrid Aguirre, edhe pse e rifitoi besimin e drejuesve të klubit madrrilen pas fitores 4-2 në fundjavë me Barcelonën, e ardhmja e tij në këtë skuadër është ende në dyshim dhe Benitez mund të jetë zëvendësuesi i ardhshëm i tij.
Nga ana tjetër edhe vete Benitez nuk e ka të sigurt qëndrimin në Anfild. Ecuria e Liverpulit në Premier Ligë nuk është ashtu sic shpresohej. I larguar shumë shpejt nga lufta për titull, Liverpul tani ka si objektiv kryesor kualifikimin mes 4 më të mirave në Angli.
Edhe Ksavi Alonso nuk po jeton një periudhë pozitive tek Liverpul. Spanjolli është aktivizuar shumë pak me "The Reds" dhe shkaku për këtë janë edhe dëmtimet e pësuara gjatë këtij seezoni. Alonso prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së Atletiko Madrid, që kërkon të përforcojë mesfushën.
Dhe së fundi ai që kërkohet shumë nga skuadra spanjollë është edhe Pepe Reina. Në të vërtetë ky i fundit është objektivi kryesor për bardhekuqtë e Madridit në këtë moment dhe duket se bisedimet kanë pasur zhvillime shumë pozitive për spanjollët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›